Tubimi kundër “Open Balkan”, Mediat serbe: Protestuesit ,“pritë” Vuçiçit në aeroport

Lajme

Tubimi kundër “Open Balkan”, Mediat serbe: Protestuesit ,“pritë” Vuçiçit në aeroport

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Pamje nga Shqipëria

Protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë, për të kundërshtuar vizitën e Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismën “Ballkani i Hapur”,është kthyer në kryefjalë edhe për mediat serbe.

Ato shkruajnë se protestuesit do të ndahen në dy grupe, ku njëri prej tyre do i bëjë ‘pritë’ Vuçiç në aeroport.

“Njëri grup do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë në këtë qytet, ndërsa tjetri planifikon të presë rrugën deri te kolona nga aeroporti ku ndodhet presidenti Vuçiç.

Organizatorë të demonstratës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz të besimit më të madh të ish-presidentit dhe ish- kryeministrit Sali Berisha” shkruajnë mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat