Mediat: Amerika po e forcon praninë ushtarake në Ballkanin perëndimor përmes Shqipërisë

Lajme

Mediat: Amerika po e forcon praninë ushtarake në Ballkanin perëndimor përmes Shqipërisë

Nga: F.B. Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

ShBA kanë vendosur të forcojnë praninë ushtarake në Ballkanin perëndimor me formimin e shtabit të komandës për operacione speciale në Evropë (SOCEUR) në Shqipëri dhe sjelljen e një numri tash për tash të panjohur të ushtarëve, shkruan portali Rrjeti i sigurisë së Ballkanit”, duke shtuar se krijimi i shtabit të SOCEUR në Shqipëri që është anëtare e NATO-së nga 2009 u konfirmua edhe nga ushtria amerikane edhe nga kryeministri Rama, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Por mbetet enigmë numri i ushtarëve amerikan që do punojnë në shtab. Amerika do formojë shtabin e SOCEUR në Shqipëri, do rris praninë ushtarake në regjion e rreth Serbisë, që nuk ishte e papërfillshme as deri tani.

Aktualisht ShBA jep kontribut edhe në aktivitetet e KFOR-it në Kosovë me 17 për qind të përbërjes, ndonëse nuk kanë komandant të misionit, amerikan është krye-shef i shtabit të KFOR-it, ndërsa ushtria amerikane ka 635 ushtarë nga 3 mijë e 760 sa ka misioni.

Me 5 janar në Kosovë janë dërguar 200 forca të reja nga Garda Kombëtare e Kentakit. Forcat amerikane janë pjesë e komandës lindore, ku kryeson oficeri amerikan dhe mbajnë praninë me njësitet e helikopterëve që janë të pajisur edhe me fluturake UH-60 Blekhok, ndërsa njësitet tjera kohë pas kohe vijnë në stërvitje.

Në Rumani gjenden 1 mijë ushtarë, sipas të dhënave nga “Balanci Militar”, ShBA në bazën ushtarake Deversel në Rumani ka 120 ushtarë të përhershëm ndërsa tjerët kohë pas kohe bëjnë rotacion në bazat “Mihael Kogalniçean” dhe kampin Turzi.

Në Hungari edhe Bullgari prania ushtarake është në nivel më të ulët. Në BeH janë përbërje e EUFOR-it. Pasi kanë tërhequr forcat me shuarjen e SFOR-it. Sipas “Balancit Militar” prania amerikane në regjionin e gjerë dhe Itali është me 12 mijë e 500 ushtarë kryesisht këmbësori, aviacion dhe marinë.

“Ideja është që me forcimin e pranisë në Shqipëri të mundësohet bashkëpunim më i mirë me aleatët në regjion dhe qasje më zë lehtë në qendrat e Ballkanit për të siguruar fleksibilitet më të madh të forcave amerikane. Parashikohet ulje e ndjeshme e kohës së reagimit në rast nevoje” thuhet në tekst.

Portali thotë se nuk dihet roli që do kenë trupat e stacionuara amerikane në Shqipëri, por spekulohet se kjo vjen për shkak të ashpërsimit të situatës në Ukrainë, ku erdhi te për-qëndrimi i forcave në afërsi me kufirin e Republikës së shpallur të Donjeck dhe Luganski.

“Për komandën amerikane në Evropë, regjioni i Ballkanit tash e sa kohë është burim shqetësimi, ndonëse situata këtu është në hije të situatës në regjionin baltik edhe detit të zi...Shtetet e NATO-së akuzuan agjentët rus për destabilizim të Malit të Zi anëtaren e aleancës që është kufi me Shqipërinë. Kreu i SOCEUR gjenerali Tod Volters e ka quajtur “Ballkanin qëllim primar të ndikimit malinj rus”.

Mediet amerikane përkujtojnë se Shqipëria ndodhet në fqinjësi me Greqinë, Malin e Zi, BeH, Maqedoninë dhe Serbinë, “ku vazhdimisht po rritet ndikimi ekonomik, politik edhe ushtarak rus”, që me gjasë shihet edhe këndi i vëzhgimit të formimit të shtabit.

Komanda e operacioneve speciale amerikane në Evropë është aktive në Ballkan, gjatë 2021 kanë organizuar stërvitjen më të madhe regjionale “Ngulitja trojane 21”. Vitin që shkoi tre herë ishin në trajnim në Serbi me operatorët e njësive speciale të ushtrisë së Serbisë. Shpesh stërviten me njësitet elite të Maqedonisë, BeH, Shqipërisë, Kroacisë, Rumanisë edhe Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat