Blerim Latifi kritikon deputetët: Llaskuca e presnjakë

Lajme

Blerim Latifi kritikon deputetët: Llaskuca e presnjakë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 22:39
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar rëndë deputetët të cilët kanë shpenzuar për karburante duke thënë se ata nuk shikojnë për të mirën e vendit, por vetëm shikojnë interesin personal.

Latifi thotë se edhe prokuroria duhet të merret me këto skandale, pasi që qytetarët duhet të dinë emrat e përfaqësuesve që kanë gënjyer për vendbanimin e tyre.

“Janë njerëz meskinë, pa dinjitet dhe llaskuca. Unë kam përdorur edhe një fjalë të vjetër, “presnjakë”.

Konsideroj se këtu ka bazë që prokuroria të ndërrmerë një hetim sistematik dhe së paku të shihen se kush janë mashtruesit që jetojnë në Prishtinë dhe shkruajnë se jetojnë në qytete tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat