Shoqata e Transportit Rrugor merr vendim për një shtrenjtim tjetër të biletave të autobusëve

Lajme

Shoqata e Transportit Rrugor merr vendim për një shtrenjtim tjetër të biletave të autobusëve

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 00:27
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Para pak muajsh pati ndryshim në çmim. Por së shpejti do të shtrenjtohen sërish biletat për qarkullim me autobusë.

Kështu u vendos të enjten gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura nga krerët e Shoqatës së Transportit Rrugor.

Kreu i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj shprehet se Qeveria duhet ta zbres çmimin e akcizës dhe TVSh-së për naftën.

E, në rast se kjo nuk ndodh, ai paralajmëron edhe masat të tjera.

Njëri nga pronarët e një kompanie të transportit, konfirmon se rritja e çmimit të biletave do të jetë e pashmangshme.

Këtë lajm nuk po e presin mirë ata që do të paguajnë këto bileta.

Së fundi, disa kompani të autobusëve nga Mitrovica kanë paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të organizojnë edhe një protestë për të kërkuar heqjen e akcizës dhe TVSh-së për naftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat