E vërteta e Operacionit Shigjeta, flet zv.komandanti Spiro Botka - tregon detaje

Lajme

E vërteta e Operacionit Shigjeta, flet zv.komandanti Spiro Botka - tregon detaje

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 20:34
Spiro Butka

Spiro Butka, zv.komandant i Operacionit “Shigjeta”, ka thënë se historisë së Kosovës nuk duhet t’i ndryshohet asnjë presje.

Butka në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se zëvendëskomandant i këtij operacioni nuk ka qenë Musë Jashari.“Për operacionin Shgjeta është vetëm një e vërtetë reale dhe historike 30 vjet në shërbim të shtetit tim Struktura organizative, ka qenë; Komandant Bsilim Zyrapi, zv.komandant Spiro Butka ndërsa shefi I shtabit është Shaban Musliu këta janë drejtuesit kryesor të Operacionit Shigjeta. Këtu është futur edhe Rifat Sylejmani, por për probleme dhe mungesa është shkarkuar”, tha Butka.

Sipas tij, në urdhërin e firmosuar nga Azem Syla thuhet se komandant i Operacionit Shigjeta është Bislim Zurapi, zv.komandnat Spiro Butka dhe shefi I shtabit është Shaban Musliu

“Ka tentativa që me e nda, shoh që e quan betejën e Pashtrikut e quan operacioni shigjeta, kurse shefin e shtabit e të drejtimit operativ e quan shef të shtabit të operacionit shigjeta në një kohë që shef i këtij operacioni është Shaban Musliu. 

Ose Rifat Sylejmani thotë se zv.komandat është Musë Jashari e vërteta nuk është ashtu. E vërteta është se urdhrin e ka firmosur Azem Syla, ku thotë se komandant i operacionit shigjeta është Bislim Zurapi, zv.komandnat Spiro Butka dhe shefi I shtabit është Shaban Musliu. Historisë së Kosovës nuk duhet t’i ndryshohet asnjë presje. E transformojnë betejën sipas egove personale”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat