Vuçiq: Kemi përpara një sfidë të madhe për mbijetesën e serbëve në Kosovë

Lajme

Vuçiq: Kemi përpara një sfidë të madhe për mbijetesën e serbëve në Kosovë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 14:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar aktrimin e tij edhe sot duke thënë se “përpara është një sfidë e madhe për mbijetesën e njerëzve tonë në Kosovë”, shkruan tanjug.

Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë gjatë një organizimi, duke shtuar se “politika e vetme korrekte është që të mbajmë paqen sa të mundemi”.

Vuçiq ka thënë se Serbia po përballet me sfida të mëdha të shkaktuara nga konflikti në Ukrainë.

Dje presidenti serb ka zhvilluar dy raunde takimesh me emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Megjithatë nga Beogradi nuk ka pasur ndonjë sinjal për zgjidhje rreth çështjes së reciprociteit të targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat