Liderët serbë në veri: “Nuk duam Osmanin në veri, ajo nuk është presidentja jonë”

Lajme

Liderët serbë në veri: “Nuk duam Osmanin në veri, ajo nuk është presidentja jonë”

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 12:37
Liderët serbë në ver

Katër kryetarët e komunave të Kosovës në veri të Kosovës në një deklaratë të përbashkët kanë theksuar se as ata dhe “as qytetarët që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës nuk e konsiderojnë Vjosa Osmanin presidente të tyre”.

Millan Radojeviq, Dragisha Milloviq, Zoran Todiq dhe Sërgjan Vulloviq kanë reaguar në një deklaratë të përbashkët lidhur me paralajmërimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se do të vizitojë veriun e Kosovës.

“Në veri të Kosovës askush nuk e pranon Vjosa Osmanin si presidente të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa është kështu, ajo nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”, pretendohet në kumtesë.

Ata pretendojnë se paralajmërimi i vizitës së Vjosa Osmanit është kuptuar “si një provokim i popullit serb” dhe “një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve”.

“Sidomos në dritën e aktiviteteve anti-serbe dhe deklaratave anti-serbe që Osmani i ka bërë në periudhën e kaluar”, kanë thënë kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat