Ja kush ia mori sot komunës së Skënderajt 45 mijë euro

Lajme

Ja kush ia mori sot komunës së Skënderajt 45 mijë euro

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:30
Komuna e Skenderajt

Faturat e diferencimeve politike të mëhershme ndaj kundërshtarëve politikë të manifestuar me largim nga puna sikur në kohën e komunizmit partia e pushtetit aktual në Skënderaj tek tani po i paguan. Më e keqja këto po shkojnë në dëm të buxhetit të komunës, që mblidhet nga taksapaguesit e varfër të kësaj treve.

Një shembull i tillë i këtij diferencimi kishte ndodhur me profesorin Riza Qitaku, aktualisht sekretar i degës së LDK-s në Skënderaj. Pushteti i atëhershëm i Sami Lushtakut dhe i Fadil Nurës e kishin larguar nga puna vetëm pse ishte zv-kryetar i Degës së LDK-s, pra kishte bindje të tjera karshi pushtetit pothuajse monist të kohës.

Që nga ajo kohë, Riza kishte filluar betejën për drejtësi dhe sot ajo ka kulmuar me fitoren e tij, ku komuna e Skënderajt me vendim të gjykatës është detyruar të paguajë sot 44,250 euro.

Sipas burimeve të Rajonit ky është vetëm fillimi i dënimeve që pritet t’i vijnë kësaj komune, sepse vlerat kontestuese që fliten në gjykata janë shumë më të mëdha dhe një ndër më të mëdhenjtë që po qëndron në apel sillet diku afër 400 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat