Daçiq: Prishtina po saboton përpjekjet për të arritur një kompromis

Lajme

Daçiq: Prishtina po saboton përpjekjet për të arritur një kompromis

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:29
Ivica Daçiq

Serbia mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, por zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të arrihet përmes arritjes së një kompromisi, tha sot ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq në fjalimin e tij në Këshillin e 29-të Ministror të OSBE-së që po mbahet në Poloni, shkruan Tanjug.

Sipas politikanit serb, Prishtina po bën gjithçka për të sabotuar një zgjidhje kompromisi dhe siç tha, rajoni i Evropës Juglindore është i ngarkuar me probleme të akumuluara dhe të pazgjidhura.

“Është veçanërisht shqetësuese që politikanët shqiptarë në provinca nuk refuzojnë vetëm vullnetin e mirë dhe angazhimin e Beogradit për dialog,” tha Daçiç.

Ai ka shtuar se, sipas tij, ata refuzojnë gjithashtu thirrjet nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat