“Qëndrimi ynë është i qartë, barrikadat të hiqen sa më parë”, Vuçiq dhe Bërnabiq sulmojnë ambasadorin gjerman në Kosovë

Lajme

“Qëndrimi ynë është i qartë, barrikadat të hiqen sa më parë”, Vuçiq dhe Bërnabiq sulmojnë ambasadorin gjerman në Kosovë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 08:29
Aleksander Vucic dhe Ana Bernabiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur anti-serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve. Vuçiq gjithashtu ka thënë se Gjermania kërkon të dominojë plotësisht në Ballkan.

Të njëjtën gjuhë  gjë e ka bërë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, po gjatë ditës së djeshme, pasi Rohde tha se barrikadat duhet të hiqen deri në Krishtlindje. 

“Z. Rohde është i njohur për deklaratat e tij anti-serbe”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shfaqur pakënaqësi edhe me politikat gjermane në rajon, duke thënë se Gjermania kërkon dominim në Ballkan.

“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, ka thënë ai.

Ndërkaq kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se deklaratat e Rohde janë “thellësisht shqetësuese”, sepse sipas Bërnabiq ai po kërcënon shprehimisht serbët.

“Deklarata vërtet skandaloze nga ambasadorët në kaq shumë nivele. Së pari, ju sot deklaruat se barrikadat duhet të hiqen dhe madje guxoni të jepni afate (deri në Krishtlindje). “Ambasador, sqaroni: Krishtlindjet tuaja apo tona? Vetëm për ta ditur”, shkroi Brnabiq,.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dje ka kërkuar që barrikadat  të largohen para krishtlindjeve. Ai ka thënë se ato duhet të largohen nga ata që i kanë vendosur.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ato janë të paligjshme dhe duhet të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe ai ofron një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë. Kështu që jam optimist që do të realizohet shpresoj sa më parë që të mundet, sepse e fundit që na duhet është një përshkallëzim i mëtejmë i situatës. Qeveria e Kosovës e ka depërshkallëzuar situatën. Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur” ka deklaruar Rohde në KTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat