Politikani serb: Propozimi franko-gjerman është shansi i fundit për Serbinë

Lajme

Politikani serb: Propozimi franko-gjerman është shansi i fundit për Serbinë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:20
Çedomir Jovanoviq

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se propozimi franko-gjerman që i është ofruar Kosovës dhe Serbisë, është shansi i fundit për t’i dhënë fund problemit mes shteteve.

Ai ka thënë se nëse refuzohet ky plan atëherë çdo propozim tjetër i ardhshëm do të jetë më pak i favorshëm për Serbinë. 

“Koha që kaluam duke refuzuar propozimet e mëparshme e bëri këtë shoqëri më të palumturin në Evropë, ndaj sot po mbytemi në nacionalizmin, i cili na ka shkatërruar ne dhe të gjithë rreth nesh. Çdo zgjidhje e ardhshme do të jetë më pak e favorshme për Serbinë, veçanërisht në një periudhë kur Evropa do të jetë e preokupuar me problemet e veta, pa shumë dëshirë të merret me Ballkanin dhe fatkeqësinë tonë.” – ka thënë Jovanoviq.

“Sot askush nuk duhet të tërhiqet para sulmit të më të këqijve në Serbi, të cilët tashmë po grupohen për të na bërë të ditur edhe një herë se Beogradi nuk do ta japë më Kosovën dhe se kushdo që përpiqet të bëjë diçka normale dhe të arsyeshme është tradhtar.” – ka thënë ai.

“Kjo është çështje e mbijetesës apo margjinalizimit të Serbisë, e cila është një vend në zhdukje si pa Kosovën ashtu edhe me Kosovën.” – është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat