Kosova përplas ‘keq’ Bërnabiqin e Tadiqin, ky i fundit kërkon debat televiziv

Lajme

Kosova përplas ‘keq’ Bërnabiqin e Tadiqin, ky i fundit kërkon debat televiziv

Më: 23 janar 2023 Në ora: 18:44
Bërnabiq e Tadiq

Plani evropian vazhdon të diskutohet goxha në Serbi.

Madje, atje kanë filluar edhe akuzat e kundërakuzat mes regjimit aktual të Vuçiqit dhe ish-krerëve.

Së fundi, ish-presidenti serb, Boris Tadiq i ka komentuar kryeministres Bërnabiq në një cicërimë ku lavdërohej me të madhe kreu aktual i shtetit.

Bërnabiq, e thuri elozhe për shefin e saj, duke thënë askush nuk ka bërë më shumë se ai për serbët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë Veriore.

Veç kësaj, ajo hodhi kritika edhe ndaj qeverive të kaluara, që kishin miratuar shumë vendime, e një ndër to edhe atë të dërgimit të çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, aty ku edhe u konfirmua juridikisht se Pavarësia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.

"Paturpësisht po akuzoni qeverinë tonë. Kjo pasi tash e një dekadë regjimi juaj ka bërë të njëjtën.

Në të njëjtën cicërimë akuzoni të tjerët, ndërsa bëni atë për çfarë edhe akuzoni të tjerët se kanë bërë", tha ndër tjerash i pari i socialdemokratëve serbë.

Image
Postimi i Tadiqit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat