Staroviq: Është e rëndësishme që Kosova të mbes fajtore për dështimin e marrëveshjes

Lajme

Staroviq: Është e rëndësishme që Kosova të mbes fajtore për dështimin e marrëveshjes

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:59
Nemanja Staroviq

Sekretari në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Beogradi të mos shihet si fajtor në rast të dështimit të negociatave me Kosovën.

Në një paraqitje televizive në RTS u shpreh se ishte shumë e rëndësishme që institucionet në Prishtinë të fajësoheshin për mos-arritjen e marrëveshjeve për shkak të (sic) “qëndrimit rigjid politik duke refuzuar formimin e Asociacionit,”

Mirosllav Lajçak ishte në Beograd gjatë ditës së djeshme ku pati edhe deklarata të forta.

Ai tha se pjesë e rëndësishme e marrëveshjes ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithëse dëgjuam mesazhe të mira e të rëndësishme nga Lajçaku mbrëmë, nuk dëgjuam këto mesazhe prej tij kur ai ishte në Prishtinë,” tha z. Staroviq.

Sipas tij, zbatimi i planit nuk mund të bëhej pa formimin e Asociacionit, që sipas tij përbën “hapin zero” në implementimin e çfarëdo gjëje tjetër.

“Është e rëndësishme për ne që të jetë e qartë për publikun ndërkombëtar, se institucionet në Prishtinë, e kryesisht Kurti, janë fajtore për mungesën e marrëveshjes për qëndrimin rigjid politik në refuzimin e formimit të Asociacionit. Nuk ka ndarje të fajit në dy pjesë. Është e qartë se kush po pengon,” – u shpreh ai.

Sipas tij, ndërkombëtarët tashmë edhe do të merrnin masa ndëshkuese ndaj palëve që kundërshtonin marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat