​Drejtori i PK-së Gazmend Hoxha takohet me ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Lajme

​Drejtori i PK-së Gazmend Hoxha takohet me ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:55
Foto nga vendngjarja

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me stafin menaxherial, mirëpriti në një takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport me bashkëpunëtorët e tij.

Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e Hoxhës drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.

“Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e z. Hoxha drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.

Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat