Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, gjendet pa shenja jete 66-vjeçari

Lajme

Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, gjendet pa shenja jete 66-vjeçari

Më: 29 mars 2023 Në ora: 22:03
Ilustrim

Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Rastin e konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi.

Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat