Serbët e nisin një peticion për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu

Lajme

Serbët e nisin një peticion për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu

Më: 14 prill 2023 Në ora: 10:03
Tenda për nënshkrim është ngritur që nga dita e djeshme në afërsi të përmendores së Car Llazarit

Në Mitrovicën e Veriut është vendosur një stendë ku po nënshkruhet peticioni për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Tenda për nënshkrim është ngritur që nga dita e djeshme në afërsi të përmendores së Car Llazarit, përndryshe mbretit serb i cili e ka humbur Betejën e Kosovës, dhe deri më tani peticioni është nënshkruar nga “disa qindra qytetarë”, raporton portali serb “Radiokontaktplus.org”.

Nënshkrimi i peticionit ka filluar dje në afërsi të pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në afërsi të urës së Bistricës, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq, ku është organizuar edhe një protestë kundër Policisë së Kosovës.

Siç është paralajmëruar, peticioni do të “qarkullojë” në veri në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat