Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënën e tij

Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënën e tij

Më: 14 prill 2023 Në ora: 20:15
Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, kur një grua është gjetur e mbytur në shtëpinë e saj. Ndërsa, dyshohet se djali e ka vrarë nënën e tij.

Rastin e rëndë e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke u marrë me rastin intensivisht për të zbardhur rrethanat, përderisa pritet që prokurorja kujdestare Sahide Gashi, së bashku me komandantin e Policisë në Pejë të mbajnë sonte një konferencë për media, ku do të bëhen të ditura të dhënat e para të hetimit preliminar mbi ngjarjen tragjike.

Ju sjellim pamje nga vendi i ngjarjes të siguruara nga RTV Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat