Petkoviç: Zgjedhjet në veri, vazhdimi i dhunës së Kurtit ndaj serbëve

Lajme

Petkoviç: Zgjedhjet në veri, vazhdimi i dhunës së Kurtit ndaj serbëve

Më: 17 prill 2023 Në ora: 14:13
Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me katër kandidatët për kryetarë komunash në Veri të Kosovës.

Petkoviç në fjalën e tij është shprehur se mesazhi që Kurti ka çuar në komunën e Mitrovicës të Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit  është se ai dhe lëvizja e tij “Vetëvendosje” do të sundojë në veri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se fakti që Kurti u ka uruar fitore kandidatëve në zgjedhjet  jodemokratike dhe antiserbe dhe ka paraqitur numrin 115, i cili duhet të rrethohet, “tregon shtrirjen e politikës së urrejtjes serbe të Kurtit dhe programit të partisë së tij që Kosova duhet të pastrohet etnikisht nga serbët”.

“Tani të gjithë e shohin se sa të drejtë kishte presidenti Aleksandër Vuçiç kur tha se Kurti, me dy për qind të mbështetjes së shqiptarëve në veri, dëshiron të sundojë si kryetar komune mbi 98 për qind të popullsisë serbe që nuk duan të jetojnë në shtetin e rremë të Kurtit. Zgjedhje të tilla, të cilat kanë për qëllim të anulojnë ekzistencën e shumicës absolute të popullit serb në veri të Kosovës, janë vazhdimësi e terrorit dhe dhunës së Kurtit ndaj serbëve, me qëllim të pushtimit të plotë të veriut“, tha Petkoviç.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare, e cila fuqimisht mbështet mbajtjen e dhunshme të zgjedhjeve në të cilat serbët nuk do të votojnë, mban përgjegjësinë më të madhe në përpjekjen për të skllavëruar politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër popullin serb në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat