Ministri serb presion Kosovës: Ushtria është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Lajme

Ministri serb presion Kosovës: Ushtria është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:48
Millosh Vuçeviç

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se shkalla më e lartë e efektivitetit luftarak të Forcave të Armatosura është ende në fuqi, bazuar në vlerësimet ditore të sigurisë.

“Kjo nuk është hera e parë. Kjo është hera e tretë në tetë, nëntë muajt e fundit që ushtria serbe duhet të ketë atë nivel të aktivitetit lidhur me situatën në Kosovë”, tha Vuçeviç për televizionin Happy, shkruan Danas.

Ai shtoi se do të dëshironte që të gjitha çështjet rreth Kosovës të mbeten temë për bisedime dhe diskutime diplomatike dhe jo për veprime ushtarake.

“Unë mendoj se kjo është kryesisht një punë për politikanët dhe ushtria është atje si barriera e fundit e mbrojtjes ose mburoja më e fortë që kemi në raport me qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë”, theksoi ministri.

Ndërkohë ju rikujtojmë se pas takimit ‘kokë më kokë’ me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Kurti, nesër dy të dërguarit të takojnë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë, në bisedimet me Kurtin, Escobar dhe Lajçak propozuan tri kërkesa, zgjedhje, qetësim të situatës dhe rikthim te dialogu. Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, dy të dërguarit thanë se janë në "fillim të misionit të tyre", që do të zgjasë dy ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat