​Një muaj burg ndaj të miturit për sulm seksual

Lajme

​Një muaj burg ndaj të miturit për sulm seksual

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit 30 ditë ndaj në të mituri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.

Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, rasti kishte ndodhur në Malishevë, ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeçare.

Me këto veprime i mitur dyshohet se ka kryer veprën penale, “Sulmi seksual” nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragraf 1, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja për të mitur Besarta Doli, në seancën dëgjimore të mbajtur të martën, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të mitur në fjalë.

I mituri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, i cili do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit më 3 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 01 gusht 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat