Moderatori i njohur ishte në veturë me njeriun e Enver Sekiraqës

Lajme

Moderatori i njohur ishte në veturë me njeriun e Enver Sekiraqës

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 10:59
Meriton Mjekiqi

Moderatori Meriton Mjekiqi ka qenë i pranishëm ne veturë me Ilir Abdullahun, të njohur me nofkën “Liza”, në momentin e arrestimit të të arratisurit nga drejtësia.

Mjekiqi, i njohur për prezantimin e emisionit “Gjoni Black”, ndodhej në veturë me Abdullahun në kohën kur ai u arrestua të dielën nga Policia e Kosovës në fshatin Batllavë të Podujevës.

Mjekiqi është proceduar penalisht për veprën penale të ‘ndihmës së personit të arratisur”.

Njeriu me të cilin po shoqërohej ai të dielën, Ilir Abdullahu, u arrestua pas 16 vjetësh në arrati. Ndaj tij ndodhej në fuqi një urdhër-arrest i lëshuar nga gjykata.

“Në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha sot Policia e Kosovës në raportin e përditshëm 24-orësh të saj.

I njohur me njofkën “Liza”, ai ka qenë i kërkuar nga Interpoli nën akuzën se ka organizuar vrasjen e policit, Triumf Riza, bashkë me Enver Sekiraqën.

Ai akuzohet se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa së bashku me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Rrahim Abdullahun, kanë vrarë Triumf Rizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat