Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij - Pamje

Lajme

Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij - Pamje

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:08
Muhamet Shalaku

Muhamet Shalaku, djali i luftëtarit të UÇK-së Jusuf Shalakut ka kurorëzuar dashurinë e tij me një martesë goxha të veçantë.

Ai në një moment gjatë dasmës u shfaq i veshur me uniformën e babait të tij, teksa gruaja e tij kishte veshur veshje tradicionale.

Kjo hyrje e tyre u përcoll me emocione të shumta, ku nuk u ndalën duartrokitjet për disa sekonda.

Image
Muhamet Shalaku

Jusuf Shalaku ka qenë veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare por edhe ndër të parët që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u nda nga jeta në tetor të vitit 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat