Vdes ish-rektori i UP-së, Zenel Kelmendi

Lajme

Vdes ish-rektori i UP-së, Zenel Kelmendi

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:23
Zenel Kelmendi

Ka ndërruar jetë Zenel Kelmendi, ish-Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Për vdekjen e tij ka njoftuar ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili ka shkruar se ka pasur përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me profesorin Kelmendin në udhëheqjen e UP-së.

Ai në këtë postim ka ngushëlluar edhe familjen e të ndjerit.

“Paska ndrruar jetë Prof. Zenel Kelmendi, ish Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesoret më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Profesor Kelmendi ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës 1999-2004. Kisha përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me Prof. Kelmendin në udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës.

U prehësh në paqen e merituar Rektor dhe profesor i nderuar.

Ngushllime gjithë familjes Kelmendi”, ka shkruar ai në fb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat