Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” hyjnë në grevë

Lajme

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” hyjnë në grevë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë të enjten. Për KosovaPress lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se protesta ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit korrik.

“Protesta ka nisë me ndërrimin e parë të minatorëve si rrjedhojë e mos realizimit të pagës për muajin korrik”, thotë Januzi.

Minatorët në Mitrovicë patë hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor.

Përveç për paga, Januzi ka theksuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit, përmirësimi i kushteve të këqija në minierë, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat