Mërgimtari tregon sa shumë mërzitet kur shkon pas pushimit në Kosovë: Këmbët më këputen, as m’u çu s’mundem

Lajme

Mërgimtari tregon sa shumë mërzitet kur shkon pas pushimit në Kosovë: Këmbët më këputen, as m’u çu s’mundem

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 21:55
Mërgimtari

Në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan është mbajtur festivali “Mergata Fest & Sport”, i cili tashmë është tradicional dhe organizohet posaçërisht për diasporën. Festivali mbahen nën patronatin e kryetarit Imri Ahmeti.

Me atmosferën e krijuar në shesh, mërgimtarët u shprehen shumë të lumtur, të cilët edhe falënderuan organizatorët për këtë festival.

Një mërgimtar tregoi se qëndrimi një muaj në Kosovë për pushime, atij po i duket shumë pak.

Madje ai tha se, tri ditë para se të kthehet në përendim nga pushimet, nuk ka më vullnet dhe se i “këputen të dy këmbët”.

“Kemi ardhë prej Francës në pushime. Na vjen mirë se këtu kanë bërë këto koncerte, s’ka qysh ma mirë. Në Kosovë kemi me qëndrua një muaj, por shumë shkurt, po na shkon shumë shpejt. Perëndimi vetëm qato pare i ka. Unë kam dalë i ri si 18-vjeçar, por këtu kur vijmë për një muaj kënaqmi. A beson, kur nisna për me ikë andej, për nja tri ditë, krejt këmbët më këputen, s’kam vullnet me u zgjua në mëngjes”, thotë ky mërgimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat