Prej Drenice në Itali e prej Italisë direkt në Durrës për pushime

Lajme

Prej Drenice në Itali e prej Italisë direkt në Durrës për pushime

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:52
Mërgimtari

Emisioni “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.

Ekipi i medias bëri një vizitë në Durrës, ku prej atje gazetari pyeti pushuesit se pse e zgjedhin këtë vend për pushime.

Një mërgimtar nga Italia tha ai e zgjedh gjithmonë bregdetin shqiptar që t’i kaloj pushimet, pavarësisht vendit ku ai jeton dhe vepron.

“Jetoj në Itali dhe për çdo vit e vizitojmë Durrësin se është tokë e shqiptarëve edhe asnjëherë nuk e ndërroj këtë vend me ndonjë tjetër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat