Gecaj: Qeveria gaboi që nuk u koordinua me Amerikën për veriun

Lajme

Gecaj: Qeveria gaboi që nuk u koordinua me Amerikën për veriun

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:52
Hysen Gecaj

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj, i ka vlerësuar të gabuara veprimet e Qeverisë së Kosovës në katër komunat e veriut pa u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është dashur ta fitojë besimin e serbëve lokalë dhe jo të veprojë me forcë, sepse sipas tij në veri duhet zgjidhje politike e jo përmes forcës.

“Hap i gabuar ka qenë mos koordinimi me amerikanët dhe mos mbështetja e sugjerimeve të tyre që ata kryetarë t’i kryejnë detyrat në objekte që do dukeshin më pak provokativë, që të fitohet besimi i popullatës… Dëshira politike që duket se pushteti është i vendosur e po bën diçka të fortë, dërgoi policë për t’i ruajtur kryetarët, pastaj pasoi diçka më e keqe, pastaj vjen KFOR-i e ta ruan njësinë speciale. Këto gabime në fakt një tentativë të mëhershme të fitohet besimi te serbët e Kosovës, e ka kthy jo në pikën zero, por edhe më mbrapa”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Gecaj tha se edhe serbët lokalë janë lodhur me tensionet e krijuara në veri të vendit, derisa shtoi se Qeveria fillimisht është dashur të përpiqet të gjejë zgjidhje politike në mënyrë që serbët e veriut të kthehen nga Kosova e të mos ndikohen nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat