Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994

Lajme

Hasani: Emri, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:20
Nait Hasani

Ish i burgosuri politik, veprimtari i çështjes kombëtare, Nait Hasani, ka rrëfyer për angazhimin e tij për lirinë e Kosovës.

Ai ka folur për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hasani ka thënë se në fillim kanë qenë të organizuar në grupe në tërë Kosovën.

“Ne kemi pasur njësite nëpër çdo regjion të Kosovës. Ato njësite kanë qenë të shpërndara varësisht si kanë mundur të funksionojnë dhe kështu është bërë shtrirja në tërë Kosovën. Përpjekja jonë ka qenë kështu jemi marrë vesh me Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe Xheladin Gashin në një mbledhje që e kemi pasur në Tiranë”.

“…aty i kemi ndarë edhe detyrat, ku Azem Syla dhe Xhavit Haliti e morën përsipër organizimin e jashtëm, ndërsa unë dhe Xheladin Gashi e kemi marrë përsipër organizimin e brendshëm. Menjëherë në kemi filluar t’i thërrasim njerëzit t’i ofrojmë njerëzit që duan t’i bashkohen kësaj iniciative. Njerëz kishe mjaftueshëm dhe ishin të gatshëm të vdesin për vendin e vet”, rrëfen Hasani.

Tutje tha se emri Ushtria Çlirimtare e Kosovës u vendos me 17 nëntor të 1994.

“Emri u vendos nga Xhavit Haliti, Azem Syla në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Popullore që është mbajtur jashtë në koordinim edhe me neve. Pas kësaj ne jemi bërë bashkë dhe kemi vazhduar luftën tonë për liri”, rrëfen Hasani për “RTK Prime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat