Vlora Çitaku: Rita Ora, në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne

Lajme

Vlora Çitaku: Rita Ora, në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:12
Rita Ora ish-presidenti i Amerikës, Barak Obama dhe gruan e tij

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar një video të këngëtares më origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila u pa duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook i ka dalur në mbrojtje Rita Orës, duke thënë se ajo nuk ka lënë asnjë mundësi që t’i ikë për ta promovuar Kosovën.

“Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen.” – ka shkruar ajo.

Ajo ka publikuar një fotografi të Rita Orës me ish-presidentin e Amerikës, Barak Obama dhe gruan e tij.

Statusi:

Rita Ora

Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën.

Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur.

E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë.

Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen.

Faleminderit Rita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat