Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

Lajme

Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:07
Foto nga sulmi i terroristëve në Banjskë

Tre pjesëtarët serbë të grupit që kreu sulmin terrorist të dielën në Banjskë, do të varrosen sot, raporton portali serb Kosovo Online.

Trupat e tyre u morën dje nga familjarët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku u krye autopsia e tyre.

Familjarët e tyre dje tërhoqën trupat e pajetë pranë institucioneve të mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Mëngjesin e 24 shtatorit ky grup terrorist vrau policin kosovar Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat