Lladrovci në Tropojë: Malësia e Gjakovës nderoi Ali Ahmetin dhe të gjithë çlirimtarët

Lajme

Lladrovci në Tropojë: Malësia e Gjakovës nderoi Ali Ahmetin dhe të gjithë çlirimtarët

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:21
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në solemnitetin e organizuar nga Bashkia e Tropojës, me rastin e nderimit të Ali Ahmetit me titullin “Qytetar Nderi”.

Malësia e Gjakovës, çerdhe e besës, atdhetarizmit dhe kontributit për lirinë e trojeve shqiptare nën okupim, sot, nderoi Ali Ahmetin, por, njëherësh nderoi edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë çlirimtarët, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Bashkia e Tropojës, e nderoi me titullin meritor “Qytetar Nderi”, Ali Ahmetin, me motivacion për jetën dhe veprën e tij atdhetare.

Sot, Malësia e Gjakovës, nderoi një nga personalitetet më të shkëlqyera të historisë tonë të re, një nga ideatorët dhe kontribuesin për çlirimin e Kosovës me luftë të armatosur.

Abaz Gjuka, kontribuoi për lirinë e Kosovës, Luginën e Preshevës dhe për Maqedoninë e Veriut, duke arritur synimet politike e ushtarake. Në Maqedoninë e Veriut, si lider i shqiptarëve mbi dy dekada po arrin fitore pas fitores, me shqiptarët si faktor i paqes dhe përcaktues të vlerave dhe rrugës euro-atlantike.

Malësia e Gjakovës, çerdhe e besës, atdhetarizmit dhe kontributit për lirinë e trojeve shqiptare nën okupim, sot, nderoi Ali Ahmetin, por, njëherësh nderoi edhe të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, bashkëluftëtarët e tij dhe të gjithë çlirimtarët.

Respekt z. Rexhë Byberaj, respekt Malësi e Gjakovës, respekt vëlla Ali!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat