“Ishte një makth”, snajperisti britanik elitar tregon një moment të tmerrshëm të luftës në Kosovë

Lajme

“Ishte një makth”, snajperisti britanik elitar tregon një moment të tmerrshëm të luftës në Kosovë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Ushtari britanik, Craig Harrison

Ushtari britanik, Craig Harrison ka treguar përvojat e tija në vende të ndryshme të botës, ndër to edhe makthin që ka përjetuar në qershor të vitit 1999 në Kosovë, menjëherë pas hyrjes së forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Harrison ka shërbyer në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik, gjegjësisht në regjimentin “Blues and Royals”.

Britaniku tregon se si kishin shkuar në një fshat të Kosovës dhe kanë kontrolluar disa objekte duke përfshirë një shkollë, ku ka përjetuar makthin më të madh në jetë.

“Kemi hyrë në një shkollë dhe kemi hasur në një grup prej gjashtë grave lakuriq, në një dhomë të errët dhe të mbuluara me gjak. Ne i kemi nxjerrë ato jashtë pasi i mbuluam me batanije të pastra. Ky ishte momenti më i vështirë në jetën time si ushtar”, pohoi ai.

Harrison më tutje ka treguar se ka shërbyer si ushtar edhe në Afganistan dhe Irak, por që shërbimi në Kosovë ka lënë gjurmët më të thella.

Ndryshe, ai njihet si një ndër ushtarët që e ka kryer vrasjen prej një distancë shumë të largët. Një prej vrasjeve e ka kryer në një distancë prej 2.46 kilometrave ndërsa shërbente në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat