Këta janë të dyshuarit që u rrahën në restorant ‘Mendi’ në Suharekë për një problem të mëhershëm në Gjermani

Lajme

Këta janë të dyshuarit që u rrahën në restorant ‘Mendi’ në Suharekë për një problem të mëhershëm në Gjermani

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:08
Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot në restorantin “Mendi” në Suharekë, ku të njëjtit janë përfshirë në përleshje pas një mosmarrëveshje që lidhet me një konflikt të mëhershëm. Të dyshuarit që pësuan lëndime kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas kanë përfunduar në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat që po dyshohen për këtë rast janë Leotrim Cikaqi, Leomir Cikaqi, Burim Cikaqi dhe Festim Cikaqi, në njërën anë dhe të dyshuarit e tjerë Egzon Gallapeni dhe Enis Sopa, në anën tjetër.

Të dyshuarit kanë pasur fillimisht një konflikt verbal lidhur me një problem të mëhershëm që e kanë pasur në Gjermani, që eskaloi dhe të njëjtit e sulmuan njëri-tjetrin me grushte e shqelma.

Gjithçka dyshohet se nisi kur Egzon Gallapeni sulmoi me shishe njërin nga të dyshuarit të palët tjetër dhe më pas të gjithë u përfshinë në rrahje.

Hetimet për këtë incident tashmë kanë nisur dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Zyrtarët Policor me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke identifikuar dhe arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete duke pësuar edhe lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajte për 48 orë janë ndalur B.C. (viti i lindje 1981) F.C. (viti i lindjes 1986), L.C. (viti i lindjes 1991), L.C. (viti i lindjes 1991) dhe E.G. (viti i lindjes 1996) të gjithë meshkuj kosovar shqiptar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S. (viti i lindjes 2000) me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të gjithë të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ rast i cili do to përcillet në Prokurorinë Themelore.” – ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat