Gjashtë vjet nga vrasja e Oliver Ivanovqit, autorët larg drejtësisë

Lajme

Gjashtë vjet nga vrasja e Oliver Ivanovqit, autorët larg drejtësisë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:06
Oliver Ivanoviq

Ka vite që për të është bërë rutinë ndezja e qirinjve në orën 08:15, çdo 16 janar, saktësisht në ditën dhe orën kur u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.

Para mediave nuk e mori mundin që të flasë, por prapë nuk u durua pa përcjellë mesazh në përvjetorin e vrasjes së burrit të saj.

“Ne që sot ndezim qirinj këtu jemi tradhtarë të popullit serb, veç këtë porosi dëshiroj t’ua përcjell disave”, ka thënë ish-bashkëshortja e politikanit serb, Marina Ivanoviq.

Marina Ivanoviq nuk e ishte e vetme në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së bashkëshortit.

Për të përkujtuar politikanin serb nga Mitrovica erdhën edhe deputet opozitarë nga Beogradi.

Borislav Novakoviq, thotë se Serbia nuk mund të jetë shtet i civilizuar përderisa vriten përfaqësues politik, me Ivanoviqin që sipas tij ishte i fundit në listën e gjatë të emrave.

“Janë të turpshme fjalitë që i dëgjojmë nga përfaqësuesit e pushtetit. Dua të rikujtoj së në Kuvend kemi pasur rastin të dëgjojmë ministrin e Policisë i cili akuzon Gjermaninë se e di kush është vrasësi dhe se e mbron atë. I njëjti Gashiq, në kohën e vrasjes ka qenë kryesori në BIA, ndërsa në momentin kur jep deklaratë, e cila është e papërgjegjshme, është njeriu i parë i policisë serbe”, ka thënë Novakoviq.

Opozitari tjetër në Beograd, Sërxhan Milivojeviq, mendon se vet pushtetit në Serbi nuk i intereson zbardhja e vrasjes së Ivanoviqit.

“Ne në Kuvendin e Serbisë kemi dorëzuar kërkesën për formimin e një Këshilli i cili do të hetonte të gjitha rrethanat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Asnjëherë regjimi i Aleksandar Vuçiqit nuk ka lejuar formimn e këtij Këshilli. Urdhërdhënësit dhe inspiruesit e këtij krimi janë të njohur, ata janë të njëjtit të cilët spotet monstruoze i kaën sjellur në TV Pink dhe TV Most katër muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Do të t’ju përkujtoj se ajo që quhet spot është nënshkruar nga Lista Serbe, partnere e koalicionit të Albin Kurtit. Ky regjim tradhtar dhe mafioz mbanë në ndërgjegje këtë gjakë të virgjër”, ka thënë Milivojeviq.

Në ditën e vrasjes së Ivanoviq, Kosova dhe Serbia nisën hetime të ndara, por këtë ditë, nuk kanë munguar kritikat nga ish-bashkëpunëtorë të tij drejtuar organeve të drejtësisë për mos-punë në zbardhjen e rastit.

Derisa në Kosovë, gjykimi për aktakuzën e ngritur në vitin 2020 është duke shkuar drejt fundit, ajo nuk përfshin autorin ose organizatorët, por të dyshuar që besohet se ishin pjesë e organizimit të vrasjes.

Ivanoviq ishte dënuar me 9 vjet burgim për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës 1999-2000. Në këtë kohë gjatë trazirave e vranë 10 civilë shqiptarë.

Gjykata e Apelit, këtë rast e kishte kthyer në ri-gjykim, ndërsa procesi ende ishte në gjykim edhe në kohën kur Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij.

Dëshmitarët në këtë rast, vazhdimisht kishin deklaruar se shef i grupit “Rojet e urës” ishte Oliver Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat