‘Talat Xhaferi e ka koeficientin sa të Ajnshtajnit’

Lajme

‘Talat Xhaferi e ka koeficientin sa të Ajnshtajnit’

Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:46
Talat Xhaferit

Vëllai i Talat Xhaferit ka thënë se ky i fundit e ka koeficientin sa të shkencëtarit Albert Ajnshtajn.

Kështu ka thënë ai në një lidhje direkte në Klan Kosova, pak minuta pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

“Na gëzoi dhe e kam ditur që do të votohet sepse ai punët nuk i len në gjysmë, përherë me përkushtim kryen detyrat edhe kur ka pengesa të paarsyeshme nga partitë ose deputetët tjerë, ai gjen përherë një rrugë më të drejtë dhe më reale për bashkëjetesën e popullit në Maqedoni”.

Tutje, ai ka thënë se vëllai i tij është i kalitur dhe se ka eksperiencë të madhe për ta drejtuar vendin.

“Po të vijë edhe pas orës 00:00, së pari shkon lexon drejtësi dhe aq e ka koeficientin sa Ajnshtajni, ndoshta pak më të madh”, është shprehur Esat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat