E trishtë: Ndahet nga jeta edhe nëna e 63-vjeçarit që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë – varrosen përnjëherë

Lajme

E trishtë: Ndahet nga jeta edhe nëna e 63-vjeçarit që u godit për vdekje nga vetura në Prishtinë – varrosen përnjëherë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Në mëngjesin e sotëm u raportua se këmbësori që u godit dje nga një veturë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tragjedia u thellua më tej në familjen Govori, pasi pas vdekjes së 63-vjeçarit, Enver Govori, ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Nazife Govori.

Media mëson se familjarët dhe të afërmit janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të ndjerëve.

Ndërkohë, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Bashkim Zeneli, tashmë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat