Bllokohet qarkullimi i maunave me mallra në Jarinje

Lajme

Bllokohet qarkullimi i maunave me mallra në Jarinje

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka bërë të ditur se sot (e martë) nga ora 16:15 nuk është duke pasur qarkullim të maunave me mallra në Pikë Kalimin Kufitar në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar nga QKMK thuhet se kjo u bë pasi pala serbe ka deklaruar se kanë probleme me sistemin e doganës.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar,

andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të Pikë Kalimin Kufitar në Jarinje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat