“Valoni po rren live në emision” – Syla çohet në këmbë pas reagimit të këshilltarit të Glauk Konjufcës

Lajme

“Valoni po rren live në emision” – Syla çohet në këmbë pas reagimit të këshilltarit të Glauk Konjufcës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 22:53
Pamje nga debati

Gazetari Valon Syla tha se javën e kaluar është takuar kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Sylës në këtë takim është folur për çështjen e zgjedhjeve të reja.

Teksa po fliste gazetari Syla, Leonard Kërquki i tha: “Po të reagon Shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, thotë Valoni po rren live në emision nuk është e vërtetë që është taku”.

E më pas Syla iu përgjigj duke u ngritur në këmbë.

“Ani thuaj se e di unë me kënd është taku, thuj Kërçelit e kallxoj edhe emrin e krejt i di po nuk po du me i thanë. Se edhe jahtin kur ja kam qitë juve, një javë keni thënë që nuk është, tani doli Shpend Ahmeti në jaht – thuaj Kërçelit. Kur te shtijnë Kërçelin me folë ata tu rrejtë janë. Çfarë Kërçeli”, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat