Mbledhja e KS të OKB ku prezantohet raporti i UNMIK-ut për Kosovën u caktua për 22 prill

Lajme

Mbledhja e KS të OKB ku prezantohet raporti i UNMIK-ut për Kosovën u caktua për 22 prill

Nga: F. B. Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën prezantohet dhe shqyrtohet raporti 6-mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, rreth punës së misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), do të mbahet më 22 prill, sipas informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të OKB-së, transmetuar nga “Bota Sot”.

Mbledhja është caktuar nga Malta, e cila, duke filluar nga 1 prill, do të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbledhja do të zhvillohet në orët e paradites sipas kohës lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në orët e pasdites sipas kohës së Evropës së Mesme.

Në disa takime të zhvilluara, ku është prezantuar raporti i sekretarit rreth misionit të OKB-së në Kosovë, disa vendet perëndimore kanë kërkuar zvogëlimin e numrit të raportimeve dhe reduktimin e këtij misioni. Megjithatë, kjo qëndrim po përballet me kundërshtimin e Kinës dhe Rusisë.

Mbledhja e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku është prezantuar dhe shqyrtuar raporti 6-mujor i misionit të UNMIK-ut, u zhvillua më 23 tetor, ndërsa një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë u mbajt më 8 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat