Vuçiç e pranon se ka pak gjasa të ndalet pranimi i Kosovës në KiE

Lajme

Vuçiç e pranon se ka pak gjasa të ndalet pranimi i Kosovës në KiE

Nga: F.B. Më: 15 prill 2024 Në ora: 10:13
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiç e ka pranuar sot se kanë pak gjasa të ndalojnë mos miratimin e rezolutës së KS të OKB rreth rastit të Srebrenicës dhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi kundër i ka të gjitha fuqitë më dominuese botërore, por ai do vazhdoj të punoj edhe përpiqet, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

"Mendoj se për qytetarët e Serbisë me rëndësi kyçe është kryerja e punës son dhe përpjekja, gjasat nuk janë të mëdha në këto procese sepse kundër i kemi fuqitë dominuese perëndimore dhe nuk kemi pse e fshehim këtë. Kur është fjala për rezolutë ato janë propozuese të rezolutës” tha Vuçiç.

Propozues kryesor janë Gjermania edhe Ruanda, ndërsa vendet tjera SHBA, Italia, Franca dhe vendet tjera perëndimore kanë thënë se e mbështesin dhe votojnë rezolutën”  tha ai.

Vuçiç tha se në biseda që ka pasur nuk ka pasur pritje tjera, beteja bëhet sipas rivalit që ke sepse edhe ne do përpiqemi të mbrojmë qëndrimet tona si hero.

"Këtë e thash në mënyrën metaforike dhe nën thonjëza, kur përmenda heroin mendova në vendin tonë dhe aty nuk ka metaforë po ka të vërtetë dhe ne do ju kundërvihemi me të gjitha mundësitë dhe më fortë se që mendojnë ata” tha Vuçiç.

Ndërsa lidhur me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës proces ky që është thuajse një hap para përfundimit të tij, Vuçiç e ka quajtur qesharak arsyetimin e pranimit të Kosovës dhe emërtimin e tij si proces normal.

"Ky është proces normal dhe ashtu shkruan diku, po diku shkruan se edhe themelimi i asociacionit është proces që duhet zbatuar tash e 11 vjet, por nuk është askund” tha Vuçiç.

Më pas ai kritikoi dhe hodhi vrer mbi liderët evropian “ju të gjithë liderët evropian edhe Sholc, edhe Makron edhe Meloni më keni thënë se nuk duhet të bëjmë diçka deri në themelimin e asociacionit të komunave edhe keni harruar” tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat