Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për Akil Gjakovën

Lajme

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për Akil Gjakovën

Më: 18 prill 2024 Në ora: 20:17
Akil Gjakova

Medaljet olimpike e titulli kampion kanë mbet në hije e kanë qenë krejt të parëndësishme kur në Prokurori kanë shkuar fotografit e mëposhtme.

Këto shenja në trupin e fytyrën e S.Gj, po dyshohet se i ka shkaktuar bashkëshorti i saj, sportisti Akil Gjakova që tash e dy ditë ndodhet në ndalim, ku paraprakisht u desh edhe t’i publikohet fotografia nga ana e Policisë, për ta lokalizuar atë.

Nën dyshimin për dhunë në familje, Prokuroria Themelore e Pejës po kërkon 30 ditë paraburgim.

“Është mbajtur seanca dëgjimore dhe prokurori i shtetit ka kërkuar të caktohet masën e paraburgimit, ndërkaq deri tani jemi duke pritur se çfarë vendimi do të marr gjyqtari i procedurës paraprake”, ka thënë Shkodran Nikqi – Zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Kërkesa për paraburgim që e ka siguruar Dukagjini, flet për dhunë psikike të vazhdueshme nga ana e Gjakovës ndaj bashkëshortes, përfshirë ushtrim të dhunës fizike, e mesazhe denigruese.

Duke marr parasysh sjelljen e mëparshme te te pandehurit, faktin se i pandehuri që nga viti 2023 është duke e keqtrajtuar psiqikisht të demtuarën, gjatë vitit 2023 i pandehuri një herë ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj të njejtës, ku e dëmtuara për dhunën fizike të ushtruar nga i pandehuri ka deponuar disa fotografi, në të cilat vërehen lëndimet të shumta trupore që ia ka shkaktuar i njëjti, për të cilat e dëmtuara nuk ka marrë tretman mjekësor fare, poashtu duke parë disa mesazhe me fjale te ulëta degraduese për viktimën, te dërguara nga i pandehuri, dhe dhunën e vazhdueshme psikike ndaj saj, ku e dëmtuara nga data 13.04.2024 së bashku me djalin e tyre 3 vjeçar, është detyruar të qëndroj në strehimore, pasi qe i pandehuri ia ka mbyllur derën e shtëpisë.

I njëjti i ka shkruar sms se giësendet e sai do t’ia dërgoi tek familja e saj, vijmë në përfundim se, po të giindet i pandehuri në liri mund t’i përsërisë veprat e njëjta penale apo mund të kryej vepër të re penale, e që të mos vijë deri te ndonjë vepër tjetër edhe më e rëndë, konsiderojmë që është plotësuar edhe ky kusht.

Si rrethanë rënduese për caktim të paraburgimit ceket edhe fakti se disa ditë Akil Gjakova i është shmangur organeve të drejtësisë, ku përmendet disa herë kërkimi në shtëpinë e tij, telefonatat me të e premtimet se ai do të paraqitet me avokatin në polici, gjë që nuk ka ndodhur, deri kur përfundimisht sipas Prokurorisë, ai është hasur në pikën kufitare në Vërmicë ku edhe është arrestuar.

Gjykata pritet të vendos brenda afatit ligjor për kërkesën e Prokrurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat