Serbia habitet me këtë veprim të Rusisë për Kosovën - Bota Sot
Serbia habitet me këtë veprim të Rusisë për Kosovën

Lajme

Serbia habitet me këtë veprim të Rusisë për Kosovën

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:45
Urimi i Rusisë

Mediat serbe janë habitur me urimin që Federata e Futbollit të Rusisë ia ka bërë Federatës së Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.

“Këtë pakkush e ka pritur në Serbi”, është konstatim i disa mediave në Beograd.

Federata ruse në letër urim ka thënë se “i gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera