Ndarja e Kosovës? Pas Vuçiç, Aleks Soros takon Ramën. Ja ku

Lajme

Ndarja e Kosovës? Pas Vuçiç, Aleks Soros takon Ramën. Ja ku

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 23:19
Soros, Rama

Një ditë më parë ishte në Beogdra, ku zhvilloi edhe një takim të gjatë me Aleksandër Vuçiç.

Aleksandër Soros, djali i George Soros ka nisur një vizitë në Ballkan, të cilin e viziton shpesh.

Dje me Vuçiç ka diskutuar edhe për ndarjen e Kosovës, projekt që siç duket është në qendër të projektit të Sorosit të madh.

Pas takimit me Vuçiç, Aleks Soros ka udhëtuar për në Shqipëri, ku është takuar me Edi Ramën.

Siç duket për të diskutuar edhe me atë për ndarjen e Kosovës, pasi Rama njihet për miqësinë e tij me Aleksandër Vuçiç, të cilën siç duket e ka kultivuar Sorosi i madh.

Ardhja në Shqipëri e Sorosit të vogël është mbajtur e fshehtë, siç bën zakonisht Edi Rama kur i vjen miku i veçantë.

Avokati Altin Goxhaj e ka denoncuar në Facebook këtë fakt.

‘Alex Soros vjen në Zvërnec dhe takohet me Ramën! Madje organizohet edhe koncert për nder të tij me paratë e shtetit shqiptar!

Hera e tretë për pak muaj që vërtetohen ardhjet e Alex Sorosit në Shqipëri, i cili është edhe trashëgimtari i Perandorisë Soros!

Po këto mediat e Pushtetit pse e mbajnë sekret ardhjen dhe takimin e djalit të George Soros, Alex Soros me Edi Ramën?’, shkruan Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat