Lista Serbe deklaron edhe një herë përkrahjen për Vuçiqin, fton opozitën për bashkim

Lajme

Lista Serbe deklaron edhe një herë përkrahjen për Vuçiqin, fton opozitën për bashkim

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:56
Lista Serbe

Përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë dhënë edhe një herë mbështetjen presidentit të Serbi,së Aleksandër Vuçiq për zgjidhje të problemit me Kosovën.

Në një konferencë ata kanë ftuar opozitën në Serbi që të mos ndahet në këtë çështje, pasi që sipas tyre vendimet do të merren me mbështetjen e popullit.

Sipas Listës Serbe duhet të gjendet një zgjidhje për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Duke deklaruar mbështetjen e tyre për Vuçiqin, ata kanë thënë se ende nuk ka në dispozicion se si të gjendet zgjidhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat