Mediat serbe shkruajnë për mafinë shqiptare, thonë se është e pesta në botë

Lajme

Mediat serbe shkruajnë për mafinë shqiptare, thonë se është e pesta në botë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Mafia shqiptare bën pjesë në mesin e pesë organizatave më të fuqishme dhe më të rrezikshme mafioze në botë. Kështu shkruan gazeta beogradase.

Vendin e parë, si organizata mafioze më e rrezikshme në botë, sipas medias serbe, vazhdon të mbajë një kartel meksikan i drogës.

Pas tyre, renditen mafiozët italianë. Në vendin e tretë, janë kriminelët rusë, të ndjekur nga gangsterët amerikanë. Bandat e rrugëve, sidomos ato latine, që u ndihmojnë karteleve meksikane, zënë vendin e katërt.

Vendin e pestë e mban mafia shqiptare, sipas medias serbe. Mafiozët shqiptarë thuhet se operojnë në mbarë botën, duke bashkëpunuar me të gjitha organizatat që shesin drogë.

Media serbe thotë se mafia shqiptare është aktive veçanërisht në Evropë, por me prani të theksuar edhe në Amerikën Veriore e Jugore, dhe në Kinë.

“Mafia shqiptare është e njohur për kominbimin e saj specifik të disiplinës së rreptë të brendshme, për strukturën e klanit, dhe për martesat e klaneve, që reduktojnë mundësinë e shpërbërjes së organizatës nga jashtë, dhe që forcojnë kohezionin dhe solidaritetin brenda grupit”.

Raportimet e WikiLeaks i kanë konfirmuar lidhjet e saj me politikanë në shumë vende, ndërsa analistë spekulojnë edhe se mafia është më e fuqishme se Tirana zyrtare, teksa ka ndikim në politikë dhe në drejtësi, ndërsa gëzon “policinë” e vet të armatosur që i ruan plantacionet e drogës, përfundon shkrimi i medias serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat