Në QKUK fillon zëvendësimi i valvulës aortale me metoda minimale invazive

Lajme

Në QKUK fillon zëvendësimi i valvulës aortale me metoda minimale invazive

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:08
Ekipi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK

Ekipi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK ka filluar aplikimin e metodave minimale invazive për zëvendësimin e valvulave të zemrës.

Për herë të parë në QKUK te pacienti i moshës 57-vjeçare me stenozë dhe insuficiencë të valvulës  aortale, përmes një incizoni prej 5 centimetra dhe mini-sternotomi realizohet ndërrimi i valvulës aortale me valvulë mekanike aortale. 

Operimet e tilla mundësojnë që prej një incizioni minimal dhe hapje minimale të sternumit të realizohet ndërrimi i valvulave të zemrës dhe realizohen edhe  nëpër qendra të mëdha kardiokirurgjike.  Për realizimin e tyre kërkohet eksperiencë, mjete teknike dhe staf i përgatitur. 

Benefitet nga kardiokirurgjia minimale invazive janë më pak humbje e gjakut, risk i ulur për infeksion, më pak traumë dhe më pak dhembje, kohë e shkurtër e shtrimit në spital, përmirësim i shpejtë i shëndetit dhe kthim i shpejtë në aktivitete normale, prerje të vogël dhe vraga minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat