Vulin thirrje shqiptarëve të Luginës: Mos u frikësoni, do të jetoni më mirë se serbët në Kosovë

Lajme

Vulin thirrje shqiptarëve të Luginës: Mos u frikësoni, do të jetoni më mirë se serbët në Kosovë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 14:45
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Serbi duhet të jenë të qetë dhe të mos frikësohen, sepse sipas tij Serbia do të angazhohet që t’i kenë të drejtat e njëjta sikurse pakica serbe në Republikën e Kosovës, 

Këto deklarime të Vulin, kanë ardhur pas një interviste të djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ditmir Bushati, i cili ka thënë se ka pranuar shqetësime nga përfaqësuesit e Luginës për mungesën e perspektivës për të rinjtë shqiptarë që jetojnë atje.

“Ata do t’i kenë të gjitha të drejtat, ato do të kenë të drejtë te edukohen dhe të jetojnë të lirë dhe në mirëqenie, të jenë të sigurt në çdo formë, më mirë se serbët në Kosovë” ka thënë Vulin për gazetarët gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Deliblatska, raportojne mediat serbe.

Bushati gjatë ditës së djeshme ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi duhet t’i kenë të drejtat e barabarta sikurse serbët në Kosovë.

“Është detyrim i drejtpërdrejtë i autoriteteve serbe të sigurojë përmbushjen tërësore të të drejtave për popullsinë shqiptare në Serbi në respekt të angazhimeve që burojnë nga procesi i negocimit me Bashkimin Evropian, si edhe të normave të gjithë pranuara ndërkombëtare. Ajo çka kërkojmë nga Serbia për ju është të sigurojë as më shumë e as më pak sesa të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë”, ka deklaruar Bushati.

Në këtë intervistë Bushati ka thënë se shkaku i situatës së rënduar socio-ekonomike dhe mungesës së perspektives, të rinjtë shqiptarë po largohen nga Lugina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat