Vuçiq: Duhet t'i zgjidhim problemet me shqiptarët - Bota Sot
Vuçiq: Duhet t'i zgjidhim problemet me shqiptarët

Lajme

Vuçiq: Duhet t'i zgjidhim problemet me shqiptarët

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 13:51
Vuçiq në konferencën e përbashkët të liderëve të Ballkanit në forumin Evropian Alpbach

Presidenti i Serbisë, Alesaknder Vuçiq, i ka premtuar popullit serb se do të përpiqen të gjejnë një zgjidhjeje të mundshme për të gjitha mosmarrëveshjet me shqiptarët.

Vuçiq në konferencën e përbashkët të liderëve të Ballkanit në forumin Evropian Alpbach, i cili është mbajtur në Austri, ka deklaruar se është skeptik për arritjen e ndonjë marrëveshje me Kosovën, por nëse marrëveshja do të ndodhë, do të ishte një hap i madh përpara për të gjithë rajonin.

"Jam  lodhur duke shpjeguar në baza ditore se Serbia kurrë nuk do ta interpretojë integritetin territorial të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe disa vendeve të tjera në rajon, por ne duhet t'i zgjidhim problemet tona me shqiptarët për hir të serbëve dhe për hir të shqiptarëve, për hir të një rajoni të tërë. Është shumë e rëndësishme për ne që në të  ardhmen të jetojmë së bashku, sepse kur flasim për serbët dhe shqiptarët, flasim për dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe nëse arrijmë një marrëveshje të gjatë për çka unë ende jam shumë pesimist sepse shoh shumë vështirësi me të cilat do të përballemi dhe në fund të fundit nuk jam i sigurt se njerëzit në Beograd, njerëzit në Serbi do ta mbështesin çdo lloj marrëveshjeje, por gjithsesi do të bëjmë çmos për të zgjidhur çështjen e cila po zgjat më shumë se 200 vjet, nuk janë 200 ditë, nuk janë 20 vjet, nuk janë 10 vjet, q ysh kur ata vetë-shpallen pavarësinë e tyre, është diçka me të cilën jemi përballur me shekuj, por premtimet e mia për popullin tim janë që do të investojmë të gjitha përpjekjet tona dhe një punë shumë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për të gjitha mosmarrëveshjet tona me shqiptarët. Nëse ne vendosim diçka tani mendoj se do të ishte një hap i madh përpara për të gjithë rajonin, sepse me në fund do të jemi në gjendje të flasim për një nga vendet më të qeta, më stabile dhe me të mira për rritje ekonomike në një Evropë të tërë, por këtë nuk mund ta arrijmë Z. President pa mbështetjen tuaj, jo vetëm mbështetjen tuaj personale por mbështetjen e të gjithë Bashkimit Evropian ".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...