Gjatë ditës së sotme, Endriti, djali i presidentit Thaçi, është përfshirë në replika me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha se “ ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit.
“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem... Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti, përcjellë “Bota sot”.
E në rrjetin social kanë vërshuar postimet dhe komentet lidhur me këtë.
I fundit që ka reaguar është edhe analisti, Imer Mushkolaj.
“Qe kjo reja e Hashimit, bashkë me babën”, ka shkruar Mushkolaj, përcjellë “Bota sot”.