Putin- Vuçiqit: Duhet të flasim për situatën në Ballkan - Bota Sot
Putin- Vuçiqit: Duhet të flasim për situatën në Ballkan

Lajme

Putin- Vuçiqit: Duhet të flasim për situatën në Ballkan

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:25
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot në një takim me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq se ata duhet të diskutojnë për situatën në Ballkan.

"Jam i bindur se është e nevojshme të diskutohet situata në rajon," tha Putin.

Ai ishte i kënaqur të theksonte se niveli i tregtisë midis dy vendeve po rritet, si dhe niveli i investimeve ruse në ekonominë e Serbisë.

Vuçiq tha më parë se ky është një nga takimet më të rëndësishme me homologun e tij rus, i cili, siç njoftoi ai, do të kërkojë mbështetje.

Takimi ndërmjet dy homologëve vazhdoi pas dyerve të mbyllura.

Ndryshe, ky është takimi i tyre i dytë këtë vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...